Calhanoglu si Kroos, me Inzaghin po shkëlqen

Futboll

Calhanoglu si Kroos, me Inzaghin po shkëlqen

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 12:04
Calhanoglu

“Interi është një përzierje unike lojtarësh me përvojë dhe talente të reja, me një trajner që ka gjetur formulën e duhur të suksesit”. Me këto fjalë, ish-lojtari i Interit, Lothar Matthaus, ka lavdëruar skuadrën zikaltër, të udhëhequr nga Simone Inzaghi.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, gjermani e vlerësoi Interin si skuadër të kompletuar në të gjitha repartet, duke theksuar se mund ta fitojë si kampionatin, ashtu edhe Ligën e Kampionëve: “Interi tani luan me të gjithë si i barabartë.

Po e kalon fazën e grupeve në Champions pa nevojën e ‘play off’-it dhe mund t’i shkojë garës deri në fund. Veç triumfit në Europë, mund ta fitojë sërish titullin e Serie A”.

Matthaus ka shprehur gjithashtu vlerësim të lartë për Calhanoglu, duke e cilësuar si lojtarin kyç të Interit: “Para se të vinte tek Interi, nuk e bënte diferencën në këtë nivel, por duket qartë se ka gjetur klubin e përsosur për të”.

Nuk munguan as krahasimet e shkëlqyera: “Inzaghi po bën atë që bëri Nagelsmann me Toni Kroos në Europianin e fundit; e ka vendosur turkun në qendër të gjithçkaje. Simone iu ka thënë të gjithë lojtarëve, pavarësisht detyrave të tyre, të shikojnë së pari Calhanoglu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat