Mohamed Salah ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me Liverpoolin, kësisoj duke lënë të hapura spekulimet për të ardhmen e tij.
Pas fitores së Liverpoolit ndaj Manchester Cityt në “Anfield,” Salah bëri një deklaratë lidhur me situatën e tij.
“Sinqerisht, është diçka që më rri në mendje. Deri tani, kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit ndaj Cityt me fanellën e Liverpoolit, prandaj thjesht desha ta shijoja,” tha Salah për “Sky.”
Ai shtoi: “Do të shijoj çdo sekondë këtu. Shpresojmë që ta fitojmë kampionatin dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Fati i Salah te Liverpooli mbetet ende i paqartë, ndërsa tifozët shpresojnë për një zgjidhje pozitive.