Vangjel Zguro vazhdon që të jetë i përjashtuar nga Partizani.
Kjo situatë e mbrojtësit vazhdon prej muajsh dhe ende nuk ka një verdikt final mbi të ardhmen e 31-vjeçarit.
Por një tjetër reagim ka ardhur së fundmi nga Zguro në rrjetet sociale.
Krah një fotoje ku shfaqet duke u stërvitur, mbrojtësi shkruan ashpër dhe duke “thumbuar”, por nuk dihet se në drejtim të kujt.
“Gjithmonë qëndro i drejtë me veten dhe me Zotin lart. Lëri hijenat të bëjnë punën e vet, pas vështirësisë vjen lehtësimi”, është shprehur 31-vjeçari.
Një reagim që ndoshta “shigjeton” drejtpërdrejtë drejtuesit e Partizanit. Megjithatë, çështja “Zguro” mbetet ende në hije, me mbrojtësin që është “pa ekip” momentalisht.