Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca ka folur ashpër kundër arbitrimit pas humbjes me Atalantën në kampionat. Pas sfidës që përfundoi 2-1 në favor të bergamaskëve, Fonseca thotë se ekipi i tij meritonte më shumë, teska thekson se gjithmonë ka mungesë respekti nga arbitrat kundrejt Milanit.
“Meritonim më shumë, është e vështirë të humbasësh një ndeshje si kjo për dy topa joaktivë. Por dua të them një gjë. Gjithmonë kam heshtur ndërsa të gjithë flasin, kam heshtuar dhe shikuar.
Në atë që ndodhi në golin e parë është e pabesueshme. Nuk ka dyshime për atë episode. E di që të jesh arbitër është një punë e vështirë, por jam i lodhur duke parë gjithmonë të njëjtat gjëra.
Nuk ka respekt ndaj nesh. Nuk kam frikë të them të vërtetën. Gjithmonë kam respektuar punën e gjyqtarëve, por çdo javë ndodh e njëjta gjë. Gjithmonë ka mungesë respekti për Milanin”, është shprehur Fonseca..