Mbyllet stinori vjeshtor në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Makedonija GP është kampion vjeshtor.
Nga ana tjetër, Bashkimi i Kumanovës triumfoi në derbin e madh me rezultat 2:1 ndaj Bregallnicës.
Java e 15-të
Arsimi – Vardari Negotinë 5:1
Bellasica - Makedonija GP 0:4
Ohri – Boreci 4:1
Bashkimi – Bregallnica 2-1
Pobeda – Detonit 0:0
Novaci – Kozhufi 0:0
Kamenica Sasa – Skopje 1:1
Vardarski – Osogovo 2:1
Tabela
1. Makedonija GP 15 12 2 1 31:5 38
2. Bregallnica 15 10 3 2 23:11 33
3. Bashkimi 1947 15 10 2 3 24:12 32
4. Arsimi 1973 15 9 2 4 27:15 29
5. Detonit 15 6 7 2 20:13 25
6. Sasa 15 7 4 4 27:18 25
7. Ohri 15 7 3 5 21:17 24
8. Kozhufi 14 5 6 3 17:13 21
9. Skopje 15 4 8 3 16:14 20
10. Bellasica 15 4 7 4 15:18 19
11. Novaci 14 5 2 7 17:15 17
12. Pobeda 15 4 2 9 20:26 14
13. Vardari 15 4 2 9 21:29 14
14. Osogovo 15 2 2 11 14:34 8
15. Boreci 15 1 2 12 7:29 5
16. Vardarski 15 1 2 12 12:43 5
Bashkimi ngadhënjeu me golat e Hamza Memetrizës në minutën e 43-të dhe Husein Demirit në minutën e 50-të.
Për Bregalnicën realizoi David Kalpacki në minutën e 64-të. Bashkimi doli në vendin e tretë të tabelës me 33 pikë e ka një më pak se Bregallnica që renditet në të dytin.
Arsimi demoloi me rezultat 5:1 Vardarin nga Negotini.
Albin Ramadani është trim i ndeshjes duke shënuar het-trik dhe Shefit Shefiti e Ardian Beqiri shënuan secili nga një gol.
“Fitore e bukur me rezultat të thellë prej 5:1 ndaj Vardar Negotinës.
Ndeshje e bukur, me shumë gola dhe aksione. Verdh e zinjtë shënuan plotë 5 gola, me golashënues AlbinRamadanin me het-trik, Shefit Shefiti dhe ArdianBeqiri me nga një gol.
Performancë fantastike, i kësaj ndeshje por edhe i gjithë këtij super gjysëm sezoni, andaj ju falemnderojmë të gjithëve për këtë përkrahje kaq të madhe!
Urime të gjithve kjo fitore e madhe dhe vazhdojmë bashkarisht edhe më fortë!
Bashkë jemi më të fortë, bashkë jemi të pathyeshëm!”, shkruan në faqen e KF Arsimi.
Skuadra e Arsimit renditet në vend të tretë me 29 pikë të mbledhura.