Lista e dëmtimeve të pësuara nga Reali i Madridit këtë sezon është zgjatur edhe më shumë. Të martën në mbrëmje ka qenë radha e Mbapesë të “parkohet” në infermieri, teksa të gjithë në Madrid presin me ankth rezultatin e vizitave mjekësore që ai do të kryesojë sot pasdite.
Në këtë sezon Reali numëron më shumë dëmtime se ndeshje të zhvilluara. Në 23 takime mes kampionatit spanjolle, Lugës së Kampioneve dhe Superkupës së Europës, “Los Blancos” numërojnë plot 27 dëmtime.
Ndeshjet kundër Getafes dhe Boilbaos ishin ato me numrin më të mëdha të dëmtimeve, plot 6 nga tre në secili takim. Pas një periudhe qetësie relative, dëmtimet u kthyen në Madridit me takimin e fundjavës së kaluar kundër Gironës ku u dëmtua Mendi dhe të martën në Champions me dëmtimin e Mbape.
Por interesant mbetet fakti se pavarësisht kalvarit të pafund të dëmtimeve, Reali vazhdon të jetë në garë të plotë në të gjitha frontet. Skuadra e Ançelotit është vetëm 2 pikë pas Barcelonës në La Liga dhe vazhdon të jetë në valle për zonën play-off në Ligën e Kampioneve.
Sa për informacion, Fran Garsia, Rydiger, Valverde, Modriç, Gyler, Endrik dhe Lunin janë shtatë lojtarët e ekipit të parë që nuk kanë kaluar ende nga infermieria e ekipit të bardhë. Mungesat më të gjata janë ato të Alaba, i cili po finalizon rikthimin e tij kur është gati të plotësojë një vit nga dëmtimi i tij.
Karvahal ka munguar në njëmbëdhjetë ndeshje dhe do të mungojë edhe për shumë javë dhe ndeshje të tjera. Edhe Militao ka munguar në gjashtë takime dhe do të mungojë deri në fund të sezonit. Sezonin e kaluar, në këtë pikë, Madridi kishte akumuluar 19 dëmtime, tetë më pak se në sezonin aktual.