Marash Kumbulla është rikthyer për të dhënë një intervistë në mediat italiane. Pas kohës së vështirë te Roma, mbrojtësi shqiptar ka gjetur besimin e Espanjolit. Në fillim aventura e tij në La Liga nisi në mënyrë spektakolare, më pas kishte disa luhatje.
Përpos historive të treguara sa i përket vështirësive te Roma dhe dëmtimit të kaluar, në Itali e kanë pyetur Marashin edhe për Kombëtaren.
Kumbulla ka treguar se përjetimi që i bëhet futbollit në vendin tonë është paksa i pazakontë.
“Në Shqipëri futbolli është vetëm për tifozët.
Kur vjen java e Kombëtares, i gjithë vendi është i bllokuar.
Dhe Kombëtarja jonë po rritet shumë në vitet e fundit. Shumë nga lojtarët tanë kanë familje shqiptare dhe janë lindur e rritur jashtë. Kemi kaluar një Europian të mirë dhe po rritemi.
SIlvinjo?
Ësahtë një trajner vërtet i mirë. Kemi arritur në nivel të mirë në Europian dhe jemi të gjithë të fokusuar tani te Botërori, vendi që të gjithë duam që të jemi”, tha Kumbulla.