Duke marrë parasysh sa e limituar ka qenë skuadra e Real Madridit këtë sezon, ka pak mundësi që ndonjëri prej lojtarëve të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, veçanërisht pasi nuk pritet që të ketë ndonjë blerje.
Sidoqoftë, kjo nuk ka ndaluar klubet që të bëjnë ndonjë lëvizje për transferimin e mundshëm të Endrick Felipe.
Më herët gjatë ditës mediumi spanjoll Relevo kishte raportuar se disa ekipe nga Bundesliga kanë biseduar me përfaqësuesit e sulmuesit 18-vjeçar.
Megjithatë, që të gjitha ato morën përgjigjen e njëjtë dhe ajo ishte që lojtari nuk e ka në plan që të largohet nga Real Madridi në huazim.
Endrick ka vuajtur shumë që prej transferimit nga Palmeiras gjatë verës, pasi nuk ka marrë shumë minuta dhe ka qenë në gjendje të luajë vetëm një ndeshje si titullar. Si do që të jetë, përkundër kësaj, braziliani ka shprehur vullnetin e tij për të qëndruar në ‘Santiago Bernabeu’, aty ku do të vazhdojë të luftojë për një vend në formacion.
Real Madridi do ta vë në rrezik zhvillimin e Endrick nëse ai qëndron dhe nuk i japin minutat e nevojshme gjatë pjesës së dytë të sezonit.
Sulmuesi do të jetë në pritje për të marrë minutat e duhura në momentin që ka nevojë ekipi, pasi nuk ka edhe aq shumë opsione në ekipin e Carlo Ancelottit.