Gjilani ka festuar në përballje me rivalin e qytetit e të përbetuar Dritën!
Skuadra e Gjilanit ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Dritës, në derbin e madh të Anamoravës në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 87-të, Armend Thaqi nga rreth 17-18 metra ka dërguar goditje të fortë e në këndin e djathtë të poshtëm, duke shtangur liderin e tabelës.
Kapiteni Thaqi me shokë festojnë golin dhe fitoren.
Drita kryeson me 38 pikë, pasojnë Ballkani me 30, Malisheva 29, Prishtina 26, Suhareka 25, Gjiani 21, Dukagjini 20, Llapi 17, Ferizaj 17 dhe Feronikeli 74 10 pikë.