Marotta lartëson Atalantën

Futboll

Marotta lartëson Atalantën

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 11:42
Marotta

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka vlerësuar Atalantën si një nga kandidatët kryesorë për titullin e Serie A këtë sezon. Ai i përshkroi bergamaskët si “lepurin” që po ndiqet nga “gjuetarët” në garën për titullin. Me “gjuetarët”, kreu i klubit zikaltër kishte parasysh lojtarët e Simone Inzaghit.

Atalanta ka arritur një rekord si klub me 10 fitore radhazi në Serie A, duke u pozicionuar në krye të renditjes me 37 pikë, 5 pikë përpara Napolit. Marotta theksoi se Interi është i detyruar të synojë maksimumin si në kampionatin Italian, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, duke mos pranuar të kënaqet me më pak.

Ai gjithashtu vlerësoi mentalitetin fitues të Atalantës dhe aftësinë e saj për t’i përballuar presionet gjatë sezonit, duke i konsideruar bergamaskët si model global të një klubi të suksesshëm.

Rreth pozicionit që mban vetë te zikaltrit: “Të jesh president është një nder, por ta bësh këtë tek Interi është edhe më shumë. Karriera ime ka filluar tek Atalanta dhe më pas kalova te Sampdoria. Kam pasur fatin ta nis nga provinca dhe të arrij te skuadra si Juve dhe Inter, që janë kulmi i futbollit. 9 vitet te Sampdoria ishin themelore. Një skuadër futbolli mendoj se është për shumëkënd si kompani private me interes publik. Ajo që unë mbështes është vlerësimi i kompetencës. Shpesh thuhet se në botën e sportit gjithçka është e lehtë”.

Flitet shumë pak për Inzaghi: “Simone ka avantazhin se ka qenë futbollist dhe i njeh dinamikat. Ai duhet të konsiderohet ndër trajnerët më të mirë. Ka evoluar, ka fituar përvojë dhe kjo e bën të përgatitur”.

Ky kampionat, shumë i luftuar: “Atalanta është shembull botëror i një modeli të suksesshëm dhe të virtytshëm. Ka skuadra me karakteristika të ndryshme. Atalanta ka arritur një mentalitet fitues, gjë që nuk është e lehtë. Bergamaskët do të dinë t’i përballojnë edhe presionet që vijnë gjatë sezonit. Ata janë lepuri dhe ne jemi gjuetarët…. Atalanta do të jetë ndër kandidatët kryesorë për ta fituar titullin”.

Vlerësim edhe për Conte: “Është një profesionist shumë i zoti, që ka fituar shumë dhe nis me një avantazh krahasuar me situatat e tjera. Ai, Inzaghi dhe Gasperini jetojnë për këtë sport të mrekullueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat