City, 50 milionë euro për Reijnders!
Holandezi, protagonist i një sezoni të shkëlqyer në Serinë A, ka tërhequr vëmendjen e Guardiolës
Në një krizë të tmerrshme rezultatesh në javët e fundit, Manchester City mund të mbështetet në afatin kalimtar të janarit që të fillojë t'i japë siguri të reja trajnerit Guardiola. Dhe ideja e fundit për klubin e madh të Premier çon te një lojtar i Serisë A.
Siç raporton Daily Star, Manchester City është gati të vendosë në tavolinë 50 milionë euro për të siguruar Tijjani Reijnders, mesfushorin holandez të Milanit. Lojtari, protagonist i një sezoni të shkëlqyer në Serinë A, tërhoqi vëmendjen e Pep Guardiolës, i cili e sheh atë si profilin ideal për të forcuar mesfushën e Qytetarëve.