Ernest Muçi është kthyer në një çështje diskutimi në Turqi. Paraqitjet e tij në këtë sezon të ri kanë marrë kritika nga opinion sportiv, duke vënë në pikëpyetje edhe qendrimin e tij te Beshiktashi.
Zyrtari i klubit nga Stambolli dhe njëherazi kandidati për president i bardhezinjve, i ka dalë në mbrojtje Ernest Muçit.
“Nuk ka asnjë ofertë për Muçin.
Gjithsesi, nuk do të kishte shumë kuptim në këtë moment. Ai është shumë i ri.
Nëse e tregon veten në dy ose tre ndeshje dhe shkon në ekipin kombëtar, ai mund të shkojë në një tjetër pikë”, ka deklaruar Hysein Jyceli për “A Spor”.
Ndërkohë në “Mevzular: Açik Mikrofon” kandidati për president i Beshiktashit është shprehur: “Nëse do ta kishim bërë transferimin e Muçit në periudhën e verës, në vend të ditës së fundit të dritares së merkatos së dimrit, në periudhë 2-3 mujore, mund ta kishim përfunduar për 7-8 milionë dhe jo për 10”.