10 futbollistët me rënien më të madhe të vlerës së kartonit gjatë vitit 2024

Futboll

10 futbollistët me rënien më të madhe të vlerës së kartonit gjatë vitit 2024

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 22:23
Joao Cancelo

‘Transfermarkt’ publikoi listën e lojtarëve, vlera e të cilëve në treg ka rënë më shumë gjatë vitit 2024, duke treguar ata që, për arsye të ndryshme, kanë pasur një vit për t’u harruar. Ose, të paktën, larg pritshmërive që kishin në fillim të vitit.

Edhe pse nuk është afër 10 të parëve të kësaj liste, portugezi që pësoi rënien më të madhe ishte Joao Cancelo.

Në janar, ai ishte te Barcelona, tani është te Al Hilal, gjithmonë në huazim nga Manchester City, dhe ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së tij nga fillimi i vitit (€22 milionë), duke pasur tani një vlerë tregu prej €18 milionë.

Por ka lojtarë të tjerë që kanë pasur një vit edhe më të keq në këtë aspekt. Më i rëndësishmi ishte Kolo Muani.

I blerë nga PSG-ja nga Eintracht Frankfurti për 95 milionë euro në vitin 2023, sulmuesi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique. Ai shënoi vetëm nëntë gola gjatë vitit 2024 dhe, për këtë arsye, pësoi një rënie të vlerës prej €40 milionë.

Më pas, janë tre lojtarë të tjerë që humbën €35 milionë nga vlera e tyre e fillimvitit:

Frenkie de Jong, për shkak të problemeve fizike që e mbajtën jashtë Euro 2024 dhe vazhdojnë ta pengojnë këtë sezon.

Gjithashtu, vlen të përmendet Neymar, i cili ka luajtur gjithsej vetëm 42 minuta gjatë 366 ditëve të fundit për shkak të disa dëmtimeve.

Braziliani 33-vjeçar humbi €30 milionë nga vlera e tij në treg, që tani është vetëm €15 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat