Granit Xhaka ka marrë çmimin e madh.
Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës fitoi çmimin MVP.2024 në Zvicër
“Ende kam kënaqësi kur kujtoj vitin me Bayer Leverkusenin dhe titullin kampion dhe fitimin e kupës.
Edhe me kombëtaren merituam më shumë sesa të eliminoheshim në çerekfinale të Kampionatit Evropian kundër Anglisë me penallti.
Ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë”, - tha Xhaka.
“Dua të falënderoj të gjithë: ekipin tim, stafin, trajnerët.
Të jem i sinqertë, nuk jam tifoz i madh i këtyre çmimeve individuale.
Pasi siç them, suksesi nuk është i mundur i vetëm.
]Të duhet ekipi, stafi dhe trajnerët. Viti i kaluar ishte i paharrueshëm.
Për mua, për klubin dhe për gjithë qytetin. Evropiani ishte po ashtu i jashtëzakonshëm.
A mund të jetë viti 2025 më i mirë? Shpresoj që po. Do të bëhem sërish baba në muajin mars”, ka thënë Xhaka.