Kukësi pas largimeve tashmë vazhdon me afrimet, në mënyrë që skuadra të plotësohet për pjesën e dytë të sezonit.
Drejtuesit kanë “peshkuar” në Superiore, saktësisht te skuadar e Skënderbeut.
Rei Pecani largohet nga korçarët dhe do të jetë pjesë e Kukësit për pjesën e dytë të sezonit në formë huazimi.
22-vjeçari këtë sezon me Skënderbeun ka luajtur në 7 ndeshje, në total 94 pikë.
Te Kukësi pritet të marrë më shumë minuta, me futbollistin që shpreson të lërë gjurmë dhe të jetë protagonist në Kategorinë e Parë.
Objektivi kryesorë i Kukësit është qëndrimi në Kategorinë e Parë dhe eksperienca e mesfushorit do të jetë një “forcë” më shumë për kuksianët.