Liria prezanton transferimin e parë për 2025-tën

Futboll

Liria prezanton transferimin e parë për 2025-tën

Më: 7 janar 2025 Në ora: 17:43
Gentrit Bislimi

Liria e ka prazantuar transferimin e parë të janarit.

Skuadra prizrenase e ka zyrtarizuar mbrojtësin Gentrit Bislimi.

Bislimi ditë më parë njoftoi largimin nga skuadra e Vëllaznimit, me të cilën luajti për dy vitet e fundit.

”Me kënaqësi të madhe njoftojmë bashkimin e Gentrit Bislimit me ekipin tonë! Lojtari ynë i ri, që mban numrin 33, është një mbrojtës i përkushtuar dhe i vendosur, i cili premton të sjellë forcë dhe stabilitet në repartin tonë të mbrojtjes.

Gentriti është i njohur për disiplinën e tij në fushë, aftësitë e shkëlqyera mbrojtëse dhe përkushtimin për ekipin.

Me energjinë dhe vendosmërinë e tij, jemi të bindur që do të jetë një shtyllë e fortë në radhët tona.

I urojmë Gentritit shumë suksese, paraqitje të shkëlqyera dhe një sezon plot arritje me ekipin tonë. Le të punojmë së bashku për objektivat tona!”, thuhet në njoftimin e Lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat