KF Bashkimi 1947 nga Kumanova më 13 janar nis rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe!!
Bashkimi 1947 nga Kumanova sapo ka njoftuar se më 13 janar (ora 12:00) do të fillojë me përgatitje për sezonin pranveror.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të KF Bashkimi, atë ditë do të nis rrugëtimi drejt ëndrrës së madhe për t’u rikthyer në Ligën e Parë, pas 18 vjetësh pritjeje.
Ata kanë bërë me dije se do të zhvillojmë 5 ndeshje miqësore, ku do të shfaqim energjinë e re të ekipit dhe synimin e qartë për sukses.