Skuadrës angleze i soset durimi me shqiptarin

Futboll

Skuadrës angleze i soset durimi me shqiptarin

Më: 16 janar 2025 Në ora: 11:57
Armando Brojën

Armando Brojën po vazhdon ta ndjek fati i keq me lëndime.

Sulmuesi shqiptar së fundmi e pësoi një tjetër lëndim, atë në nyje të këmbës, i cili do ta lë jashtë fushës së blertë nga dy deri në tre muaj.

Dhe, Evertonit i është sosur durimi duke e pritur përfaqësuesin shqiptar, raportojnë mediat britanike.

Madje, trajneri i ekipit nga Liverpooli, David Moyes e ka thënë publikisht se ish-futbollisti i Sunderlandit mund të rikthehet tek klubi që e mban kartonin e tij, Chelsea, pas lëndimit të fundit.

Evertoni e kishte marrë lojtarin në formë huazimi në verën e kaluar, por Broja s’ka arritur asnjëherë t’i shfaq vlerat e tij tek të kaltrit.

23 vjeçari kishte debutuar në këtë klub më 4 dhjetor pasi e kishte një lëndim paraprak, ndërsa më 9 janar e pësoi lëndimin e radhës.

Broja ishte inkuadruar në lojë si zëvendësues në FA Cup kundër Peterborough United, por e zuri keq nyjën e këmbës dhe u desh të largohej nga fusha me barelë shkaku i dhimbjeve, ndërsa iu desh të merrte edhe oksigjen.

Sulmuesi shqiptar, që hyri në fushë si zëvendësues, ndjeu dhimbje të mëdha dhe u largua me barelë dhe oksigjen, me ç’rast do të mungojë 10-12 javë.

Fatkeqësisht, lëndimet e njëpasnjëshme ia kanë pamundësuar sulmuesit shqiptar që ta vazhdonte një karrierë, që dukej se do ta kishte të jashtëzakonshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat