Manchesteri kujton me ankth vizitën e fundit të fqinjve skocezë

Futboll

Manchesteri kujton me ankth vizitën e fundit të fqinjve skocezë

Më: 23 janar 2025 Në ora: 11:43
Tifozët

Rangers i Nedim Bajarmit viziton sot në mbrëmje Manchesterin pasi në program është dueli i vlefshëm për Ligën e Europën përballë Junajtidit të Ruben Amorim.  

Plot 17 vite më parë Rangers ka luajtur në “Old Trafford” finalen e Kupës UEFA përballë Zenitit të Shën Peterburgut.

Në atë takim skuadra ruse arriti të shënonte dy gola duke ngritur lart trofeun ndërsa kujtimet për qytetin e Manchesterit nuk janë aspak pozitive. Tifozët e Rangers në qytet ishin mbi 100.000 mijë ndërsa ata të pajiusr me biletë vetëm 10 mijë.

Për qytetin ajo finale ishte një makth i vërtetë pasi tifozët skocezë përmbysën Manchester Utd duke e kthyer në një qytet kaotik, ku forcat e rendit morën kontrollin e situatës vetëm një ditë më pas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat