Pas një periudhe konfuzioni, të karakterizuar nga pësimi i shumë golave, Real Madridi ka rifituar ekuilibrin falë punës së mesfushorëve.
Carlo Ancelotti lavdëroi veçanërisht Fede Valverde:
“Ai është një lojtar i kompletuar, shumë, shumë i rëndësishëm. Ai mund të luajë shumë role dhe i bën ato në mënyrë perfekte.
Është e vështirë të zgjedh pozicionin e tij më të mirë, kështu që unë përpiqem të zgjedh atë që është më e mira për ekipin.
“Nëse duhet më shumë si mbrojtës i djathtë, ai do të luajë atje. Ai kurrë nuk kërkon asgjë dhe ky është gjithashtu një virtyt. Ai është padyshim lojtari më i kompletuar në botë për momentin.
Ai gjithashtu mund të luajë si qendërmbrojtës, pa asnjë problem”.
– A është ky Ceballos më i ngjashmi me Kroos deri tani? Dhe a do të mund të luajë në ndeshjet më të rëndësishme?
“Ceballos ka kontribuar shumë në këtë periudhë.
Ai është kthyer në maksimumin e tij, pas disa problemeve muskulore dhe tani është shumë mirë. Ai duket më i sigurt me topin.
Ai mund të luajë ndeshje të rëndësishme, natyrisht”.
– A e ka asimiluar edhe dhoma e zhveshjes idenë se çelësi është të mbrohesh më mirë?
“Po. Është diçka për të cilën kemi folur shumë kohët e fundit dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Ne synojmë të përmirësohemi në mbrojtje, skuadra e kupton këtë dhe po e bën këtë pa dyshim. Ata janë të vetëdijshëm se ky është çelësi i suksesit”.