Skuadra e Gostivarit pësoi disfatë të thellë nga skuadra çeke Slovacko.
Një ndeshje miqësore që iu shërbeu trajnerëve për të pa formën e futbollistëve.
Fituesi u vendos në pjesën e parë kur çekët kaluan në epërsi me 0:3 me golat e Klimës në minutën e 13-të dhe dy golat e Hoffman-it në minutën e 41-të dhe 45-të.
Në pjesën e dytë, Krmenchik në minutën e 79-të thelloi fitoren.