Edhe pse Manchester City ka shpenzuar 150 milionë euro deri tani në merkaton e dimrit, Pep Guardiola sërish nuk është i kënaqur dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferime të tjera.
City ka nënshkruar deri tani me Omar Marmoush për 75 milionë euro, me Abdou Khusanov për 40 milionë euro dhe Vitor Reis për 75 milionë euro, total 150 milionë euro. Pavarësisht këtyre transferimeve, Guardiola ka kërkuar dhe 3 transferime të tjera.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se brenda javës që vjen, City do t’i dërgojë ofertën zyrtare Juventus-it për Andrea Cambiaso-n, që pritet të jetë te 75 milionë euro.
Ndërkohë, “The Times” raporton se “Qytetarët” janë të interesuar edhe për mëesfushorin tjetër të Juventus-it, Douglas Luiz, i cili ka qenë dhe më parë pjesë e City-t, por në atë kohë nuk arriti të bindte drejtuesit dhe u shit për 16 milionë euro tek Aston Villa. Braziliani nuk ka bindur në sezonin e tij të parë në Serie A, ndaj drejtuesit bardhezi janë të hapur për largimin e tij nëse vjen oferta e duhur për ta.
Gjithashtu, po “The Times” raporton se Guardiola kërkon dhe transferimin e mesfushorit të Atalantës, Ederson, braziliani ka spikatur këtë sezon duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha.
Me realizimin e këtyre transferimeve, Guardiola kërkon të rinovojë komplet mesfushën duke parë moshën e Gundogan, De Bruyne dhe Bernardo Silva. Transferimi i Cambiaso- pritet të mbyllet brenda janarit, ndërsa Ederson dhe Douglas Luiz janë objektiv për merkaton e verës.