Al Nassr kërkon yllin e ri të Premier League

Futboll

Al Nassr kërkon yllin e ri të Premier League

Më: 24 janar 2025 Në ora: 17:54
Jhon Duran

Al Nassr i ka hedhur sytë te Jhon Duran, sulmuesi i ri kolumbian që aktualisht luan për Aston Villa-n, për të forcuar sulmin e tyre dhe për të formuar një dyshe të frikshme përkrah Cristiano Ronaldo-s.

Në këtë mënyrë klubi saudit shton ambicien për të ndërtuar një ekip konkurrues me yje ndërkombëtarë. Duran, 21-vjeç, shihet nga klubi saudit si një investim premtues për të ardhmen me potencial të madh.

Duran ka spikatur këtë sezon tek Aston Villa, duke shënuar 7 gola në 22 ndeshje në Premier League. Kolumbiani ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve kryesore evropiane, duke përfshirë Paris Saint Germain, i cili paraqiti një ofertë prej 75 milionë euro për sulmuesin. Megjithatë, Aston Villa zgjodhi të refuzojë propozimin, duke treguar se sa shumë e vlerëson kolumbianin dhe pritshmëritë e mëdha që ka ndaj tij.

Tani, interesimi i Al Nassr shton një kapitull të ri në konkurrencën në rritje për transferimin e mundshëm të tij.

Ende nuk bëhet e ditur shuma që Al Nassr do të propozojë për kartonin e 21-vjeçarit, por synimi i tyre është i qartë që duan të krijojnë një ekip kompetitiv, jo vetëm me lojtarë që janë në fund të karrierës por edhe me elemtë të rinj premtues që garantojnë një sukses afatgjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat