Partizani – Dinamo është sfida më e luftuar e ditës së sotme. Një derbi që premton spektakël dhe pritet të jetë i luftuar.
Duel që zhvillohet në “Arenën e Demave” dhe merr vëmendjen duke nisur që nga ora 16:30 dhe është një sfidë direkte për vendin e parë në klasifikim, pasi të dyja skuadrat bashkëkryesojnë me 37 pikë.
Trajnerët prej ditësh e kanë përgatitur këtë sfidë, ndërsa mes mungesave të rëndësishme kanë edhe dyshime për formacionin. Te dinamovitët do të mungojnë Sali, Dita dhe Toli.
Kështu te të kuqtë në balotazh do të jenë mes tyre Hoxha dhe Qirko, ndërsa te “Blutë” luftojnë për një vend Karamba dhe Bregu.
Formacionet e mundshme:
Partizani: Hoxha (Qirko), Janjeva, Preka, Sembene, Bytyçi, Ismajli, Shanaj, taipi, Keko, Poddtrelov, Bintsouka. Trajner: Aleksandar Veselinovic
Dinamo: Teqja, Meksi, Hoxha, Aliji, Lorran, Qefalija, Guidiabi, Karamba (Bregu), Nani, Zabërgja, Mandela. Trajner: Ilir Daja.