Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, është nderuar me mirënjohje nga KF Vllaznimi 1972 i fshatit Orizare.
Kreu i komunës mbrëmë ka vizituar klubin në fjalë me ç'rast temë diskutimi ka qenë futbolli. Erkan Arifit i ndahet mirënjohja për kontributin ndaj KF Vllaznimi 1972.
“Kishim nderim ta presim në vizite Kryetarin e Komunës Erkan Arifi i cili ka qenë gjithmonë në përkrahjen për ndihmes së klubit tonë Vllaznimit Orizare.
Ne si kryesi e klubit e pamë të arsyeshme që ta nderojmë me një mirënjohje për kontributin e dhënë”, thuhet në njoftimin e KF Vllaznimi 1972.