Eduart Rroca ka shënuar golin e radhës në Turqi.
Ish-lojtari i Kukësit dhe Luftëtarit realizoi penalltinë për Keciorengucu në transfertën e Bandirmaspor.
Ishte minuta e 55-të, kur Rroca dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0-2.
Vërshëllimat e tifozëve vendas ishin të shumtë, por 31-vjeçari reagoi si duhet me eskperiencën e tij.
Vetëm 1 tifoz ishte duke e festuar golin e Rrocës në këtë transfertë dhe ky detaj u fokusua nga regjia.
Në Ligën e Parë turke, tashmë Rroca numëron 5 gola dhe 3 asiste.