Përballja miqësore e Gjilanit ndaj Krumovgrad ishte një përballje edhe me të kaluarën, pasi që anëtar i klubit bullgar është edhe ish-futbollisti ynë Nasko Milev.
"Para fillimit të ndeshjes Milev u përshëndet me pjesën më të madhe të ekipit me të cilët kishte luajtur në edicionin e kaluar. Sulmuesi nga Plovdiv u nderua gjithashtu nga klubi gjilanas para se të niste ndeshja.
Në një ceremoni modeste menaxheri i klubit, Drilon Sylejmani, i ndau mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë me fanellën “kuqebardh”.
“Faleminderit për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishe pjesë e Sport Club Gjilani”", njofton SC Gjilani.