30-vjeçari drejt largimit nga Shkodra

Futboll

30-vjeçari drejt largimit nga Shkodra

Më: 28 janar 2025 Në ora: 11:00
Marco Juriç

Marco Juriç vazhdon të jetë një mungesë te Vllaznia. Kroati nuk është në planet e stafit të shkodranëve dhe në këto kushte nuk llogaritet si pjesë kyçe e kuqebluve.

Thomas Brdaric e konsideron një zëvendësues të 3-të dhe minutat për të janë minimale dhe në këto kushte mbrojtësi duket gjithmonë e më larg Shkodrës. Ardhja e Repajt dhe forma e mirë fizike që ka Bajrami kanë bërë që drejtuesit të fokusohen tek kjo dyshe, duke spostuar kështu kroatin.

Juric e ka humbur tashmë vendin e tij në formacionin e kuqebluve.

Kujtojmë se 30-vjeçari është bërë pjesë e shkodranëve në verën e vitit 2022 dhe pas 2 vitesh e gjysmë mund të ndajë rrugët me kuqeblutë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat