Skuadra e Gostivarit ka mposhtur skuadrën e njohur boshnjake,
Sarajevo me rezultat 2:1 në një ndeshje miqësore të luajtur në Rovinj të Kroacisë. Gostivari festoi me një kthesë në pjesën e dytë.
Sarajeva e hapi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi 1-0 në minutën e gjashtë. Aldin Turkes krosi nga e djathta dhe Mirza Mustafic u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur dhe goditi rrjetën.
Në pjesën e dytë, Gostivari dominoi dhe arriti të bëjë një kthesë të plotë.
Fillimisht Emmanuel Mbende shënoi në minutën e 54-të për 1-1, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, pas një situate të re të rrezikshme para portës, Marko Simonovski shënoi për 2-1.