Chelsea gati të “sakrifikojë”

Futboll

Chelsea gati të “sakrifikojë”

Më: 29 janar 2025 Në ora: 18:32
Joao Felix

Enzo Maresca ka kërkuar nga drejtuesit e Chelsea-s të sigurojnë një sulmues të ri brenda afatit të merkatos dimërore. Objektivi kryesor i “Bluve” është Jhon Duran, sulmuesi kolumbian i Aston Villa-s, i cili ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha.

Aston Villa kërkon 80 milionë euro për 21-vjeçarin, por marrëveshja mes dy klubeve mund të lehtësohet për shkak të interesit të Unai Emery, trajneri i Aston Villa-s, për Joao Felix, duke hapur mundësinë e marrëveshjeve paralele midis dy klubeve.

Portugezi i transferuar verën e kaluar nga Atletico Madrid për 52 milionë euro nuk e ka bindur Maresca-n, ndaj italiani e ka nxjerrë jashtë planeve të tij. Në këtë mënyrë ai mund të përdoret si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Duran në Londër.

Kuptohet që përveç Felix, Chelsea duhet të paguajë edhe një shifër prej miliona eurosh për kartonin e Duran, por përfshirja e portugezit do ta bënte më të lehtë marrëveshjen mes dy klubeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat