Ernest Muçi duket se është kthyer shumë shpejt në një nga emrat më të besuar të Ole Gunar Solskjaer te Beshiktashi. Prania e tij në krah të trajnerit si emri i zgjedhur për konferencën për mediat e zhvilluar dje, para sfidës së Ligës së Europës kundër Tuentes, tregon se ai po bën hapa të rëndësishëm në hierarkinë brenda skuadrës.
Futbollisti shqiptar foli për duelin ndaj holandezëve, duke theksuar se paraqitja ndaj Atletik Bilbaos i përkiste të kaluarës, ndërsa pranoi se kishe qenë edhe ai vetë më i motivuar së fundmi për të bërë mirë.
“Paraqitjet pozitive personale? Mendoj se kanë të bëjmë me motivimin. Jo vetëm unë, por çdo lojtar në skuadër duhet të tregojë veten në çdo ndeshje. Në këtë aspekt, duhet të marrim më të mirën bashkë.
Kjo do të jetë një ndeshje e ndryshme nga ajo me Atletik Bilbaon. Luajmë jashtë, na duhet ne të kontrollojmë ndeshjen. Duhet të luajmë në mënyrën e duhur. Motivimi ynë i ndeshjes me Atletik Bilbaon duhet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, do të jetë një ndeshje e madhe dhe shumë e vështirë.
Megjithatë, ndeshja ndaj Bilbaos i përket të kaluarës, nuk mendoj se është e drejtë të flasim për të kaluarën. Duhet të fokusohemi te ndeshja tjetër. Por është pak e vështirë të jesh i mirë në futboll gjithmonë. Duhet të pranojmë që ka ulje-ngritje. Gjëja e rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë.
Sigurisht, edhe unë kam objektiva dhe ëndrra. Unë dua të fitoj çdo trofe në këtë klub. Objektivat e skuadrës janë në këtë drejtim. Tani kemi një trajner të ri, urojmë të arrijmë këto objektiva me të”, tha Muçi para gazetarëve.