Brighton refuzon plot 90 milionë euro për Mitomanin

Futboll

Brighton refuzon plot 90 milionë euro për Mitomanin

Më: 31 janar 2025 Në ora: 14:34
Mitoma

Skuadra e Al Nassr nga Arabia Saudite është duke e kërkuar me çdo kusht lojtarin e Brightonit, Kaoru Mitoma.

Siç raporton gazetari i “The Sun”, Jack Rosser klubi arab ka bërë një tjetër ofertë, pasi e para ishte refuzuar.

Oferta e dytë kap plot 90 milionë euro, por skuadra nga Premier League e ka refuzuar edhe këtë shifër.

Mitoma në Premier League këtë sezon ka zhvilluar 23 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat