David Atanaskoski rikthehet te Partizani

Futboll

David Atanaskoski rikthehet te Partizani

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 12:08
David Atanaskoski

Skuadra e Partizanit ka bërë një goditje të madhe në orët e fundit të merkatos duke rikthyer në kryeqytet David Atanaskoskin.

Mbrojtësi i majtë i cili ishte pjesë e Partizanit për dy sezone, pas eksperiencës në Rumani rikthehet në Shqipëri duke konfirmuar kështu se “të kuqtë” mbeten e vetmja zgjedhje në kampionatin Shqiptar.

Atanaskoski ka firmosur me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysëm.

Në total 28-vjeçari me Partizanin numëron 77 paraqitje duke fituar me të kuqtë titullin kampion në sezonin 2022-2023 dhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat