Emiljano Musta: Jemi ekip i ri, nuk duam të jemi kalimtar

Futboll

Emiljano Musta: Jemi ekip i ri, nuk duam të jemi kalimtar

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 19:05
Emiljano Musta

Emiljano Musta u shpall “Lojtari i Ndeshjes” Tirana-Elbasani. Ish-i i Egnatias ka dedikim special për realizimin. Mbrojtësi verdheblu tregon se Elbasani ka plane afatgjata dhe nuk dëshiron të zhgënjej tifozët që e ndjekin kudo ekipin.

“Faleminderit për komplimenetet së pari.Jemi duke ndërtuar një ekip të ri. Mundohemi unë dhe disa të tjerë që ta marrim ekipin përdort, disa herë ia dalim, disa herë jo. Jemi ekip që jemi ndërtuar në 2-3 vite.

Më nxorre shumë përpara profesor.Përpiqesha të ndërtoja disi nga qendra. U përpoqa t’i lija Lajthisë hapësira. Faleminderit për urimet për ditëlindjen. Po e kam patur dje.

Nëse luajmë me 3 ose 4 do të luaj dhe në qendër.

Tifozët janë të shumtë, na ndjekin  kudo, siç e patë edhe sot. Nuk duam të jemi kalimtar. Po përpiqemi t’i bëjmë punët mirë dhe jo të çedojmë, që nga lart tek drejtuesit po edhe ne lojtarët. Nuk është puna të kapim një vit Final Four, pasi kemi plane afatgjata.

Dua t’ia dedikoj golin mbesës. Kam një muaj që jam bërë me mbesë dhe mezi prisja këtë moment”, u shpreh Musta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat