Shqipëria së bashku me Serbinë e fituan edhe zyrtarisht organizimin e Kampionatit Evropian U21 për vitin 2027.
“Të paktën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është i kënaqur, shkruan mediumi maqedonas “Sportsport”.
“Përkundrazi, të gjithë janë tronditur pasi UEFA njoftoi sot se finalja e atij Europiani do të luhet në Tiranë dhe jo në Beograd.
Natyrisht, kjo është një goditje e madhe për Vuçiqin, i cili ka muaj e muaj që mburret se Serbia do ta fitojë finalen dhe prandaj stadiumi i ri në Beograd duhet të përfundojë sa më parë”, shkruan më tej.
“Me Shqipërinë mund të bëjmë ofertë për organizimin e Kampionatit Evropian 2027.
Ata e hapin turneun dhe ne do të luajmë finalen në Beograd, në stadiumin e ri kombëtar”, kështu kishte thënë Vuçiqi të paktën dhjetë herë.
“Megjithatë, dushi i ftohtë erdhi sot.
Nuk është çudi që Aleksander Ceferin i dha një goditje të dhimbshme presidentit të Serbisë”, ka shkruar mediumi maqedonas.