Rashford u largua pasi Amorim i tha: Nuk do luash më kurrë për mua

Futboll

Rashford u largua pasi Amorim i tha: Nuk do luash më kurrë për mua

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 20:37
Amorim

Markus Rashford është paralajmëruar se ai kurrë nuk do të luajë më në “Old Trafford” për sa kohë Ruben Amorim të jetë trajner. 27-vjeçari luajti për herë të fundit për Junajtid më 12 dhjetor me Amorimin që e la jashtë skuadrës për çdo ndeshje më pas, pasi kritikoi sjelljen e tij.

Sulmuesi pranoi muajin e kaluar se ai është gati për një sfidë të re dhe trajneri portugez këmbënguli se është aq i pakënaqur me mënyrën se si lojtari është stërvitur sa që do të preferonte të zgjidhte trajnerin 63-vjeçar të portierëve Zhorge Vital në stol përpara Rashfordit.

Për këtë arsye, sulmuesi vendosi t’i bashkohet Aston Vilës në merkaton e dimrit për dy arsye: së pari ai nuk do të sakrifikojë rrogën e tij prej 325,000 £ në javë dhe së dyti, do të luajë në Champions. Një burim i brendshëm i “Djajve” tha për “SunSport” se i ishte bërë e qartë Rashfordit se ai nuk do të luante më për klubin, derisa trajneri 40-vjeçar të ishte në krye.

Ai tha: “Markus gjithmonë thoshte se nuk do të luante kurrë për një klub tjetër në Angli, sepse ai është një tifoz i Junajtid. Ai filloi të mendojë se duhej të lëvizte më herët këtë sezon dhe donte të shkonte në një klub të madh evropian. Realiteti është se ai nuk ka pasur interesin që priste. Vila fillimisht tregoi një interes paraprak për të nëntorin e kaluar. Amorim e ka bërë shumë të qartë se nuk ka të ardhme në ‘Old Trafford’. Vila arriti t’i ofrojë atij dy gjëra, mbajtjen e pagës së tij të njëjtë dhe futbollin në Ligën e Kampioneve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat