Laçi hap stadiumin për çerekfinalen e Kupës

Futboll

Laçi hap stadiumin për çerekfinalen e Kupës

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Laçi – Partizani është një nga duelet e ditës së sotme që do të luhet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Sfidë që do të startojë në orën 13:30.

Një takim shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e kurbinasve në këtë turne. Bardhezinjtë dëshirojnë të marrin një rezultat pozitiv në shtëpi, për ta bërë më të lehtë për sfidën e kthimit.

Drejtuesit dëshirojnë mbështetjen e tifozëve.

Për këtë kanë vendosur të hapin tribunën përballë. Hyrja në këtë tribunë do të jetë falas dhe të gjithë tifozët që dëshirojnë të shikojnë nga afër këtë përballje, mund të jenë prezent në shkallët e stadiumit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat