Santiago Himenez do të përdorë numrin 7 me Milanin në Serie A dhe Kupën e Italisë, por gjithçka tregon se në Ligën e Kampionëve të UEFA-s ai do të duhet ta ndërrojë atë, pasi rregullorja nuk lejon që dy lojtarë të kenë të njëjtin numër Brenda një edicioni.
Álvaro Morata, edhe pse e ka lënë Milanin për t’u transferuar te Gallatasarai në Turqi, ishte regjistruar me numrin 7 në Ligën e Kampionëve me këtë klub. Prandaj, Santiago nuk do të mund ta përdorë këtë numër nëse Sérxhio Konseisao e kërkon atë për ndonjë ndeshje eliminimi direkt.
Zgjidhja do të jetë ta ndryshojë numrin e tij specifikisht për këtë garë. Më e mundshme është që ai të marrë numrin 9, i cili aktualisht mbahet nga Luka Jovic, serbi që luan në kompeticionet vendore.
Arsyeja për këtë është se numri 9 nuk është regjistruar nga ekipi kuqezi për këtë sezon të Ligës së Kampionëve, kështu që mbetet i lirë për t’u përdorur nga futbollisti meksikan i Milanit.
Milani do të luajë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve kundër Feyenoord, ish-ekipit të Himénez. Ndeshja e parë e “play off”-it do të zhvillohet të mërkurën, më 12 shkurt, ndërsa e dyta më 18 shkurt.
Në prezantimin e sulmuesit te kuqezinjtë, Zlatan Ibrahimovic bëri një paralajmërim se Himénez do të luajë ndaj Feyenoord-it, edhe pse ky është ish-ekipi i tij i freskët. Edhe pse suedezi nuk është trajneri, ai la të kuptohet se mund të marrë minuta dhe madje shpreson që të shënojë.