Tre rrugët që duhet të ndjekë Milanin

Futboll

Tre rrugët që duhet të ndjekë Milanin

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 21:37
Joao Felix

Joao Felix ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën e Milan-it, duke shënuar gol ndaj Romës në fitoren 3-1 që solli kualifikimin e kuqezinjve në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Portugezit i mjaftuan pak minuta për të fituar dashurinë e tifozëve kuqezinj, shumë prej tyre po kërkojnë blerjen përfundimtare të tij nga Chelsea.

Marrëveshja mes dy klubeve është për huazimin e Joao Felix pa përfshirë ndonjë klauzolë blerjeje. Rruga e parë që mund të ndjekë Milan-i për transferimin përfundimtar të yllit portugez është negocimi direkt me Chelsea-n për një çmim përfundimtar.

Kujtojmë se Felix u transferua te Chelsea për 52 milionë euro verën e vitit 2024 dhe sipas Calciomercato.com, vlera e tij e amortizuar në verën e vitit 2025 do të jetë afro 42 milionë euro.

Rruga e dytë që mund të ndjekë Milan-i është përfshirja e një lojtari tjetër në marrëveshje për të ulur çmimin. Rruga e tretë e kuqezinjve për të blerë përfundimisht Joao Felix është të arrijnë në verë një tjetër marrëveshje huazimi me Chelsea-n për sezonin e ri, por me opsion blerjeje në verën e vitit 2026, ku vlera e tij e amortizuar pritet ë jetë rreth 32 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat