Korça terren i “pamundur” për kurbinasit

Futboll

Korça terren i “pamundur” për kurbinasit

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 13:25
Pamje nga një ndeshje

Skënderbeu dhe Laçi do të përballen këtë të hënë, për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Superiores.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumi “Skënderbeu” të Korçës, nis në orën 17:00.

Një ndeshje mjaft interesante, pasi vendasit do të kërkojnë një fitore që u duhet për të nisur daljen nga “balta”, pasi renditen të fundit.

Në krahun tjetër Laçi i vendit të 6-të, por vetëm 1 pikë larg nga zona e ftohtë, do të kërkojë maksimumin në këtë sfidë.

Megjithatë, stadiumi “Skënderbeu” është një makth për Laçin. Kurbinasit në Korçë kanë statistika shumë negative, me 6 fitore, 6 barazime dhe plot 20 humbje, duke bërë që favorit në këtë sfidë të shihet Skënderbeu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat