Dritarja e fundit e merkatos ka vendosur përsëri rekorde të reja historike në futbollin profesionist, si për meshkuj, ashtu edhe për femra. Këtë e konfirmon raporti i FIFA-s, “International Transfer Snapshot”, për janarin e vitit 2025.
Në futbollin e meshkujve, klubet angleze kanë kryesuar listën e shpenzimeve, duke investuar 621.6 milionë euro në transferta.
Pesë ligat që shpenzuan më shumë janë:
Anglia – 621.6 milionë euro
Gjermania – 295.7 milionë euro
Italia – 223.8 milionë euro
Franca – 209.7 milionë euro
Arabia Saudite – 202.1 milionë euro
Ndërkohë, për sa iu përket fitimeve nga shitjet e lojtarëve, klubet franceze kanë arkëtuar më shumë se çdo kampionat tjetër, duke grumbulluar 371 milionë euro. Ja top 5 ligat me më shumë të ardhura nga transferimet:
Franca – 371.0 milionë euro
Gjermania – 226.2 milionë euro
Anglia – 185.2 milionë euro
Portugalia – 176.4 milionë euro
Italia – 162.0 milionë euro
Italia është konfirmuar si një nga ligat më aktive në merkato, duke shpenzuar 223.8 milionë euro, por gjithashtu duke fituar 162 milionë euro nga shitjet e lojtarëve.