Ish-sulmuesi i Atletico Madrid, Barcelona dhe Liverpool, Luis Garcia, ka paralajmëruar Joao Felix se talenti nuk mjafton për të pasur sukses në futbollin modern.
Garcia ka folur për ESPN se si Felix duhet të punojë në mentalitetin e tij, i cili e ka mbajtur atë prapa gjatë gjithë karrierës pavarësisht aftësisë së tij të jashtëzakonshme.
“Për momentin, mendoj se Joao Felix nuk ka kuptuar diçka që është thelbësore në futbollin modern: Talenti i pastër nuk mjafton më.
“Cilësia, teknika dhe aftësia në fushë janë atribute të rëndësishme, por nuk mjafton për të pasur sukses në nivelet më të larta”, vazhdoi ai.
“Kjo mund të mos vlejë për Messin apo Cristiano Ronaldon, të cilët ishin thjesht në një kategori tjetër, por në futbollin e sotëm, nëse luan për një ekip si Atletico, Barcelona, Chelsea apo tani Milani, duhet të japësh edhe më shumë”.
“Nëse ai nuk ndryshon mentalitetin, unë jam i shqetësuar se ne do të vazhdojmë ta shohim atë të kalojë nga një klub në tjetrin. Dhe për fat të keq, niveli i atyre skuadrave mund të vazhdojë të bjerë”.