“Mund të them se ishte, para së gjithash, një ndryshim i rëndësishëm në jetën time.” Hakan Çalhanoglu, në vitin 2021, kaloi nga Milani tek Interi.
Një lëvizje që shkaktoi shumë polemika, pasi disa javë më herët flitej për një rinovim pothuajse të sigurt, por më pas ai vendosi krejtësisht ndryshe.
Si në dashuritë e mëdha, teksa lulëzoi disa muaj pas mbërritjes së tij, edhe këtu nuk munguan temat e “tradhtisë” dhe “hakmarrjes”, të paktën nga tifozët, të cilët e kanë pritur me fishkëllima dhe pankarta aspak miqësore.
Disa muaj më parë, ai e komentonte kështu situatën: “Të transferohesha këtu nga Milani nuk ishte e lehtë.
Mua më ka pëlqyer gjithmonë Interi, edhe në të kaluarën. Që nga dita e parë me fanellën zikaltër, ka nisur një rrugëtim i jashtëzakonshëm, i cili ka shënuar karrierën time dhe më ka bërë lojtarin që jam sot.
Mbyllja e karrierës këtu? E dëshiroj, është shpresa ime. Edhe sepse tani nuk jam më aq i ri. Në futboll nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë, por me siguri do të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur”.
Në javët e fundit, është folur për një të ardhme të tij në Arabinë Saudite dhe, sigurisht, mosha nuk është më një avantazh për të. Prandaj, mund të ketë zhvillime gjatë verës, nëse do të vijë një ofertë e parefuzueshme, si për të, ashtu edhe për Interin. Sot, Hakan Çalhanoğlu feston 31-vjetorin e lindjes.