Sokol Cikalleshi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Adanaspor po fiton momentalisht përballë Manisa.
Sfida e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë turke, është aktualisht 1-0.
Ishte pikërisht Cikalleshi ai që shënoi golin e vetëm të sfidës deri më tani.
Në minutën e 19-të të ndeshjes, bomberi me origjinë nga Kavaja dërgoi topin në fundin e rrjetës duke mos gabuar nga 11-metërshi.
Kujtojmë që sulmuesi shqiptar u transferua te Adanaspor këtë merkato dimërore. Ai vendosi të mbyllte aventurën e tij në Iran me Traktorin për t’u ribashkuar me Endri Çekicin te Adanaspor.