Gjimshiti protagonist me Atalantën

Futboll

Gjimshiti protagonist me Atalantën

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 17:04
Berat Gjimshiti

Momentalisht po zhvillohet takimi mes Veronës dhe Atalantës e vlefshme për javën e 23-të të Serie A.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti bëhet protagonist në këtë ndeshje.

Në golin e dytë të Mateo Reteguit, mbrojtësi kuqezi asistoi në rrjetën e prekur nga italiani.

Duke u gjendur brenda zonës, Gjimshiti nuk goditi portën, por preferoi të shërbejë për shokun e tij të ekipit që është kryegolashënuesi i Serie A.

Rezultati momental është 2-0 në favor të skuadrës së Atalantës, me dy gola të shënuar nga Retegui.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat