Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, aty ku raportohet se Barcelona ka vendosur si objektiv kryesor për merkaton e verës transferimin e Rafael Leao nga Milan.
Mundo Deportivo raporton se portugezi është zgjedhja e parë e trajnerit Hansi Flick, i cili po kërkon një sulmues të ri dhe Leao i përmbush kërkesat që gjermani kërkon.
Kontrata aktuale e Leao-s me Milan skadon në verën e vitit 2025, klauzola për largimin e tij është 75 milionë euro.
Kjo është një shifër shumë e lartë për financat e Barcelonës, por katalanasit synojnë të bëjnë disa largime në verë për të çliruar hapësirën në ekip dhe sigurisht për të ulur faturën e pagave.
Nëse financat e tyre mbeten në rrugën e duhur në muajt e ardhshëm, Barcelona do ketë mundësi të bëjë të paktën një transferim të madh dhe Flick ka zgjedhur pikërisht sulmuesin e Milan-it.