Ish gjyqtari shqiptar në luftë për jetën

Futboll

Ish gjyqtari shqiptar në luftë për jetën

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 17:56
Mentor Sopjani

Mentor Sopjani ka nevojë për ndihmën tonë.

Prej disa vitesh pjesë e sistemit të burgjeve duke qenë i punësuar në burgun e Elbasanit. Është Klevis Qose, ai që ka bërë thirrje për solidaritet përmes një postimi në facebook-un e vet.

Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve, tregon se Sopjani po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore.

Ndaj kush ka mundësi, mund të kontribuojë sadopak përmes dy numrave të llogarisë.

Thirrje për Solidaritet

Një nga anëtarët e familjes tonë të madhe, Mentor Sopjani, punonjës në IEVP Elbasan, po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore. Në këtë moment të vështirë, ai ka nevojë për mbështetjen tonë, jo vetëm moralisht, por edhe financiarisht. 

Mentori ka qenë gjithmonë një njeri i përkushtuar dhe punonjës i ndershëm. Tani është radha jonë t’i qëndrojmë pranë dhe ta ndihmojmë të përballojë këtë sfidë. 

Çdo kontribut, sado i vogël, është i vlefshëm dhe mund të bëjë një ndryshim të madh për jetën e Mentorit!

Të dhënat për ndihmë:

IBAN – Raiffeisen Bank: AL68202310590000000011964060 

Kontakti i familjarëve: +355 67 691 0698”.

Kujtojmë që Mentor Sopjani ka qenë vite më parë arbitër i kampionatit shqiptar, ndërsa ka punuar edhe për llogari të Federatës Shqiptare të Futbollit si vëzhgues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat