Sot në darkë në orën 21:00, Chelsea do të luajë ndaj Brighton, në ndeshjen e vlefshme për FA Cup. Duke folur për këtë përballje, trajneri i “Bluve” ka zbuluar lojtarin “perfekt” që ka te Chelsea dhe bëhet fjalë për mesfushorin Moises Caicedo.
“Që kur ka filluar ky sezon, ai ka bërë gjëra fantastike në çdo aspekt. Ai po përmirësohet shumë, luan në pozicione të ndryshme dhe është mendjehapur. Mbi të gjitha ai është një djalë i mirë, është i përulur, punon shumë, kështu që për çdo trajner ai do ishte lojtari “perfekt”.
Gjëja më e bukur është se ai ka ndikuar dhe te lojtarët e tjerë që luajnë pranë tijë, të bëjnë ndeshje të mira”, tha tekniku italian i “bluve”.
Kujtojmë që Chelsea e transferoi mesfushorin ekuadorian pikërisht nga Brighton në gushtin e vitit 2023 për 75 milionë euro.