Formacionet zyrtare të derbit të Madridit, Ancelotti me “sajesa” në mbrojtje! Simeone hedh më të mirët në fushë!
Në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu” do të luhet derbi i madh i Madridit, mes Real-it dhe Atletico-s.
Dy ekipet e kryeqytetit kryesojnë renditjen në La Liga, “Los Blancos” janë një pikë më shumë se “Los Colchoneros”.
Formacioni i Atleticos
Pak më parë janë publikuar dhe formacionet zyrtare, ku Ancelotti për shkak të mungesave të shumta, vjen me disa “sajesa” në mbrojtje, ku në qendër do jenë Asencio dhe Tchouameni.
Ndërsa në krah do jenë Fran Garcia dhe Lucas Vasquez, i cili mban dhe shirtin e kapitenit. Po ashtu një vend titullari ka dhe për Dani Ceballos, ndërsa pjesa tjetër është ajo e zakonshmja.
Në anën tjetër, Diego Simeone ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Argjentinasi nuk heq dorë nga skema e tij e zakonshme.