Kanë nisur problemet e para për derbin Partizani – Tirana. Ajo për të cilën kishte më shumë frikë duket se ka ndodhur.
Policia nuk është paraqitur në orarin e caktuar për të shoqëruar atutobusin e Tiranës, me bardheblutë që kanë refuzuar të lëvizin pa shoqërinë e tyre. Në këto kushte skuadra e Tiranës ka mbërritur më vonë, saktësisht 30 minuta para startit.
Siç dihet kjo sfidë është parashikuar të startojë në orën 13:30 në "Arenën e Demave", por tashmë mund të shtuhet me disa minuta. Saktësisht po shikohet mundësia që derbi të nisë në ornë 14:00.
Gjithsesi kur jemi më pak se 30 minuta nga starti i porgramuar, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.